Mauro Ikardi dhe Uanda Nara janë kthyer sërish së bashku me njëri-tjetrin.
Postimi i bërë nga sulmuesi argjentinas lë të kuptohet se çifti është ribashkuar dhe njëherë, pas asaj ndarje të bujshme disa muaj më parë.
“Nuk ishte gruaja e jetës time, ishte jeta ime që u shndërrua në një grua. Historitë e Disney kanë gjithashtu një sezon të dytë. Të dua Uanda Nara”, shkruante Ikardi në një foto që shfaqej së bashku me bukuroshen argjentinase.