Tiranë, 1 shtator 2014 – Largimi i Adi Krastës nga “Agon Channel” është kthyer në një lojë njoftimesh e përgënjeshtrimesh.

Dy ditë më parë u raportua se Adi Krasta zyrtarisht do të ishte drejtor i “Channel One”.

Por, dy ditë më vonë, ka qenë Sonila Meço ajo që e përgenjeshtron këtë gjë.

Ajo ka postuar një foto me Krastën dhe drejtuesit e tjerë të Agon, duke thënë se Krasta nuk largohet.

“Pjesë e skuadrës Agon, pa asnjë dyshim sezoni i ri Saimirin dhe Gentin, Menaden, Krastën do t’i ketë protagoniste. Meqë më keni shkruar në inbox mu desh ta bëja këtë sqarim”, shkruan Sonila.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/