27 korrik 2013 – Donald Lu zyrtarizohet si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka emëruar diplomatin Donald Lu si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti Obama ka njoftuar për kandidaturën e z. Lu si edhe kandidaturat e tjera për poste të rëndësishme administrative. Donald Lu është një diplomat karriere dhe aktualisht është Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkuar me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Çështjet e Kaukazëve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent i Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001. Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit. Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit. Donald Lu lindi në Huntington Beach, Kaliforni. Ai u diplomua në Universitetin Prinston për arte si dhe ka mbaruar një master për marrëdhëniet ndërkombëtare. Lu ishte një vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, Afrikën Perëndimore në 1988-1990, ku ka dhënë një kontribut për edukimin shëndetësor, ka kontribuar për hapjen e puseve të ujit etj. Ndërkaq, ambasadori Arvizu, i cili e ka nisur karrierën diplomatike në Shqipëri në vitet 2010, do të largohet nga Shqipëria në fund të muajit korrik ose në fillim të gushtit.
Ikën Arvizu, Obama emëron diplomatin Donald Lu si ambasador të SHBA në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Psikologët tregojnë ngjyrën që priren të zgjedhin personat shumë inteligjentë!
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4
Teuta humbet ndaj Egnatias
Parashqevi Simaku nderohet me titullin “Qytetare nderi” e Kavajës: Jam kavajase edhe pse kam kënduar në skena botërore





