Manchester United është aktualisht në krizë, me paraqitje dhe rezultate të dobëta që e kanë përjashtuar atë për momentin nga gara për titull në Premier League, duke e lënë Cristiano Ronaldon të shqetësuar për sa i përket së ardhmes.Dështimi për të përfunduar në top katërshen e kampionatit anglez, që do të thotë moskualifikim në Champions League sezonin tjetër, mund të shtyjë Ronaldon që të kërkojë një aventurë tjetër.

Sipas mediave angelze, sulmuesi mund të kërkojë një largim në verën e ardhshme nëse fati i ekipit nuk ndryshon. Portugezi ka dëshirë për të fituar trofe, si individuale, ashtu edhe kolektive, dhe nuk është i gatshëm për të qëndruar në një klub, pritshmëritë dhe aftësitë e të cilit nuk janë në të njëjtin nivel me të tijat.Në intervistën e fundit, Ronaldo e bëri të qartë se nuk u kthye në Angli thjesht për të mbyllur karrierën. Ai kërkon të qëndrojë në nivele të larta, duke luftuar gjithnjë për trofe dhe skuadra të jetë në grupet e Champions.