Ervin Dervishi nuk do të jetë më drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës. Mësohet se ai do të kryejë detyrën e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa vendin e tij në krye të Policisë Rrugore të Tiranës do ta zërë Ervin Hasrama.
Në muajin maj, Hasrama u transferua nga Komisariati i Durrësit, për t’u emëruar shef i komisariatit 3 në Tiranë. Tashmë në vendin e Hasramës në komisariatin nr.3, është komanduar Rustem Dervishi, deri në emërimin e shefit të ri.





