Vasilika Vjero (ne foton poshte) do të jetë Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Tatimeve pas dorëheqjes së Briseida Shehaj.

Ish-drejtorja e Tatimeve ka paraqitur dorëheqjen pranë Kryeministrit dy ditë më parë, pasi do të emërohet zv.ministre e Ekonomisë.

Ndërsa,Vjero më parë ka mbajtur postin e Drejtores së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Gjithashtu largohet Pranvera Fagu, drejtore e Përgjithshme e Doganave, dhe në vend të saj emërohet Bejla Ikonomi, e cila më parë ka punuar si këshilltare e Ramës. Si këshilltare, pranë Kryeministri tashmë do të punojë Irena Beqiri.