WASHINGTON – Presidenti Barak Obama emëroi të premten senatorin. John Kerry, i cili kryeson Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, sekretarin e ardhshëm të shtetit. Senatori nga Masaçusets është shquar për përvojën, personalitetin dhe aftësinë e ndërtimit të marrëdhënieve, cilësi që mund të ndihmojnë atë të zëvendësojë Hillary Clinton, sekretaren aktuale të shtetit.
Kerry ka udhëtuar në tërë rruzullin tokësor në emër të administratës Obama në mënyrë që të forcojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe vendeve të tjera të botës. Ai ka mbështetje si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Emërimi do të dërgohet në Senat për t’u konfirmuar.