3 korrik 2015 – Një grua në Bilisht të Devollit e ka shfrenuar fantazinë duke sajuar rrëmbimin e saj, si në një skenë filmi.
Gruaja me inicialet A.Sh, është larguar nga banesa ku jetonte me të shoqin dhe ka ikur me të dashurin e vet, me inicialet A.K. Por, ajo nuk e ka lënë me kaq.
Bashkë me të dashurin e vet, i kanë vënë një gjobë prej 10 milionë lekësh ish-bashkëshortit të saj, me pretendimin se ajo ishte rrëmbyer. Ish-bashkëshorti me inicialet P.Sh, është marrë në telefon nga i dashuri i gruas së vet, ku ky i fundit i ka thënë se i ka rrëmbyer gruan dhe kërkonte 10 milionë lekë për ta liruar.
P.Sh kishte shitur një pronë dhe gruaja e tij kishte vënë në dijeni të dashurin, se ai e kishte një shumë të tillë.
Por, plani i dy dashnorëve ka dështuar, pasi bashkëshorti pas kësaj telefonate, ka njoftuar policinë. Pas disa hetimeve, dy dashnorët janë kapur në flagrancë dhe tashmë do të gjykohen nga Gjykata.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/