27gusht 2015 – Një vajzë 15 vjeçe është larguar nga banesa prej ditës së djeshme dhe për të nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet. Vajza është me inicialet A.M., banuese në Shkallnuer të Durrësit.
E ëma e 15-vjeçares, Z.M. 36 vjeç ka shkuar në policinë e Durrësit duke bërë denoncimin për zhdukjen e së bijës. Për shkak të hetimit policia nuk bën të ditur nëse vajza ka pasur konflikt me familjarët para se të dilte nga shtëpia për të mos u kthye më. Kërkimet po vazhdojnë për të.
Kjo ngjarje kujton rastin e dy motrave Kajtazi, të cilat ikën nga shtëpia dhe qëndruan të fshehura për 1 muaj në Vlorë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/