Uniformat blu të Durrësit janë vënë në kërkim të një vajze 15 vjeçe, pasi i ati ka denoncuar largimin e saj nga shtëpia.

Policia bën me dije se ditën e hënë, në komisariat është paraqitur shtetasi Y.K., 43 vjeç, banues në Sukth. Sipas kallëzimit të tij, vajza e mitur me iniciale S.K, i është larguar nga banesa të dielën më datë 30 prill.

Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.