Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të komandojë kryetar të PD në Durrës, Ferdinand Xhaferajn.
Kreu i demokratëve mori këtë vendim 5 muaj pa dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, i cili la detyrën pasi u emërua bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore.
Ferdinand Xhaferaj ka një karrierë ulje ngritjesh, afrimesh dhe largimesh me Partinë Demokratike. Vite më parë ai qe larguar nga PD, për të qenë një nga drejtuesit e partisë PDR, së bashku me Genc Pollon, për t'ju bashkuar disa vite më pas sërish PD-së.
Xhaferajt iu besua edhe posti i Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, përpara se PD ta kandidonte për bashkinë e Durrësit por ai humbi përballë Vangjush Dakos, i cili fitoi mandatin e dytë.
Në atë kohë, një deklaratë e tij bëri bujë, kur deklaroi se do të përmirësonte cilësinë e diellit dhe rërës.
Që prej asaj kohe Xhaferaj nuk ka mbajtur poste te rëndësishme në selinë blu, derisa sot mori drejtimin e degës së Durrësit.





