Pas 5 vjetësh punë në emisionin “Aldo Morning Show”, pas të qeshurave pafund që i ka dhuruar publikut, “Zogu i Tiranës” largohet nga emisioni i mëngjesit.

Hermes Nikaj zbuloi sot planet e reja që do të vijnë në shtator. Duket se ‘Zogut’ do t’i besohet një tjetër projekt dhe siç tha edhe ai, nuk do të largohet nga ky televizion.

Urimin e veçantë ja bëri moderatori i emisionit Aldo Lipe, i cili njihet për humorin dhe karizmat që bën me gazetarin Nikaj.

“Zogu do na mungosh. Të uroj të shkosh lart e më lart. Erdhe si zoçkë e vogël këtu dhe je bërë një zog me flatra. Të rrosh e të na kujtosh. Më vjen për të qarë..”

E ndërsa ‘Zogu i Tiranës’ u emocionua tej mase nga fjalët e moderatorit, falënderoi edhe ai emisionin ku është rritur dhe sipas tij ka marrë audiencë maksimale.