Pas shumë ditësh me mot të ngrohtë e diell, në fundjavë parashikohet që të rikthehen reshjet e shiut.
Sipas meteorologëve, pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira lokale të shtunën gjatë natës dhe ditën e diel.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit që nga nesër dhe në vijim, por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre.
Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave maksimale duke e rikthyer edhe për disa ditë të ftohtin karakteristik të stinës.





