13 maj 2015 – Sapo ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama në ceremoninë e prezantimit të një aplikacioni të ri dixhital, janë shkëputur dritat.
Situatë e pakëndshme dhe mbi të gjitha ironike ajo që ndodhi sot, nga njëra anë kreu i qeverisë flet për dixhitalizimin e Shqipërisë, dhe nga ana tjetër ikin dritat.
Ngjarja ndodhi në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit prezantuan aplikacionin “Komisariati Dixhital”, me anë të të cilit qytetarët mund të denoncojnë në kohë reale një krim të çfarëdo lloji përmes telefonit të tyre celular.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





