Për fat të keq, tersin me ikjen e dritave që kemi shpesh në Shqipëri, kryeministri Rama ka "tërhequr" këmbën zvarrë dhe jashtë shtetit. Për të parë një ndeshje të basketbollit, Ramës i është dashur të presë plot 30 minuta për të ardhur dritat, dhe kjo situatë kaotike ishte krijuar për shkak të një defekti.
Ndonëse këto raste janë tejet të rralla në Miami, për Ramën këto gjëra jane tejet normale. Ndeshja e basketbollit Indiana Pacers– dhe Miami Heat u ndërpre për afro 30 minuta, pas një problemi me ndriçimin në fushën e sportit “American Airlines Arena”, në Miami. Lojtarët kanë pritur në fushë, teksa teknikët e arenës rregullonin problemin, derisa situata iu rikthye normalitetit.
Për të parë ndeshjen në “American Airlines Arena”, në orën 20:00 me orën lokale në Miami, Ramës iu desh të priste gjysmë ore për të parë përballjen e gjigantëve të NBA. Kujtojmë këtu se një ditë më parë, zyra e shtypit informoi se kryeministri Rama ndodhet në SHBA jo për pushime ashtu sikundër ishte hamendësuar nga mediat e shumta, por për një gëzim familjar të disa miqve të tij, së bashku me bashkëshorten.