Vetëm pak minuta pa startuar sfida e javës së 18-të të Superiores mes Partizanit dhe Teutës stadiumi “Qemal Stafa” ka mbetur në errësirë. Të dyja ekipet janë detyruar të presin 14 minuta për të hyrë në fushë, deri në momentin që stadiumi është ndriçuar.

Sipas punonjësve të stadiumit kombëtar, një mace ka rënë në kabinen elektrike dhe ka shkaktuar këtë problem, duke krijuar një situatë kaotike edhe tek ato pak të pranishëm në stadium – pasi skuadra e Partizanit ishte dënuar që të luante një ndeshje pa tifozë.

Pas ndërhyrjes së punonjësve të stadiumit “Qemal Stafa” në nënstacionin elektrik, energjia u rikthye dhe ndeshja filloi me disa minuta vonesë.