Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me qytetarët.

Gjatë kohës që po mbante fjalën, në sallë u fikën dritat dhe për këtë ish-kryeministri fajësoi qeverinë.

Ai tha se i ka hyrë frika vetëm nga fjala dhe se kjo do të thotë se ata janë të pashpresë.

Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira është. Nuk rrinë dot këta pa përdor metodat e vjetra. Janë sekt i veçantë. E kanë këta se kanë frikë nga fjala. Kur këtyre u hyn frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbasin. Ky shtet është një shtet i shkërmoqur.

Sistemi i  tyre online u dërrmua. Agresion bëri Irani, por bëri dhe qeveria sepse u fshi sistemi TIMS. I zhduken vetë sepse dilnin të lidhur kokë e këmbë me krimin, janë të lidhur me bandat dhe kanë qindra udhëtime me vrasësit dhe bandat. Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.