Vjen dorëheqja e radhës nga radhët e drejtorëve të LSI-së pas betimit të qeverisë “Rama 2”.
Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika është dorëhequr nga detyra.
Gjithashtu është konfirmuar lirimi nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, Ylli Spahiu.
Të dy zyrtarët e lartpërmendur vijnë nga radhët e LSI-së, parti e cila ka qenë në koalicion qeverisës me PS-në gjatë viteve 2013-2017.





