Këto ditë të fundgushtit, ka nisur edhe largimi i emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.

Nga të dhënat zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, bëhet e ditur se në 4 ditët e fundit (24 deri më 27 gusht), kanë dalë nga vendi plot 33,587 pasagjerë me 8,287 mjete, teksa kanë hyrë përmes pikës kufitare të Durrësit 4,413 pasagjerë me 1,127 mjete.

Ndërkaq, lundrimet e dyfishuara të trageteve vijojnë të jenë në funksion nga e enjtja deri të dielën.

Statistikat e udhëtarëve në Portin e Durrësit

24 – 27 gusht 2023:

➡️Hyrje:

•4,413 pasagjerë;

•1,127 automjete;

•427 Kamionë/trailera.

⬅️Dalje:

•33,587 pasagjerë;

•8,287 automjete;

•419 kamionë/trailera.