Territori dominohet nga kthjellimet përjashtuar zonat malore ku priten edhe vranësira kalimtare gjatë paradites. Orët e pasdites vijojnë me mot të kthjellët ndërkohë që ekstremi Verior dhe Verilindja e vendit do të kenë edhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit sërish ulen me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, ndërsa vlerat e tyre do të luhaten nga -4°C mëngjesi deri në 12 – 13°C, maksimumi gjatë mesditës.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat në mëngjes kanë pësuar zbritje me 4 gradë celcius.  

Nuk priten reshje shiu, por parashikohet një forcim i erës. Parashikohet që era të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.

Image may contain: text and food