DURRËS, 8 tetor 2014 –  Ndonëse është folur në mediet shqiptare për largim të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) nga qeverisja e majtë, znj. Oliana Ifti, anëtare e kryesisë e kësaj partie, aktualisht zëvendësministre e Mjedisit, ndodhet në Selanik.

Sipas postimit në faqen e saj në rrjetin social  Face book, shoqëruar me dy foto, më 7 tetor 2014, znj. Ifti ka qenë “në Bashkinë e Selanikut! Takim me ekspertë të çështjeve mjedisore dhe nënkryetarin e Bashkisë përgjegjës për këtë fushë [z. Konstantinos Zerva – “Dyrrah”].

U vendos bashkëpunimi për mbrojtjen e faunës së egër dhe mbrojtjen e diversitetit të llojeve, menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit”.

Portali grek  newsbeast.gr boton një lajm mbi vizitën e zëvendësministres znj. Oliana Ifti të titulluar “Gjendja mjedisore në Shqipëri është problematike”.

Vihet në dukje përkatësia politike në PBDNJ e znj. Ifti.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/