IKMT ka rinisur këtë të hënë aksionin në hyrje të Shkodrës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Mësohet se do të jenë 10 objekte të cilave u ka dalë dëmshpërblimi që do të rrafshohen.
Drejtori i IKMT-së Shkodër, Emiljan Nika, u shpreh se këto prishje do të jenë në kuadër të rikualifikimit të hyrjes së qytetit.