Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave të zëna.

Sot, IKMT-ja ka operuar në segmentin Kashar-Durrës, ku janë evidentuar një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje.

IKMT ka nisur ndërhyrjen duke prishur deri rreth orës 12:00 dhjetë të tilla, ndërkohë që operacioni është duke vijuar. Objektet janë të ndryshme, konstruksione metalike, shtesa, apo rrethime.

IKMT merr përsipër edhe pastrimin e inerteve pas prishjes së këtyre objekteve, duke bërë të mundur ndërhyrjen e institucioneve të tjera për rehabilitimin e hapësirave.