Shembja e banesave në zonën e Babrrusë nga IKMT-ja për t’i hapur rrugë projektit të unazës së Madhe, ka prekur disa familje në këtë zonë.

Një prej këtyre familjeve është dhe familja e Hasan Sulës me probleme ekonomike e fatkeqësisht edhe pa fëmijë.

I moshuari me lot në sy thotë se nuk ka ku të shkojë, pasi ka një pension vetëm 12 mijë lekë.

“Nuk kam ku të shkoj. Para një ore u zura me policinë, ja ku janë policët. Ata 3-4 veta dhe u përlesha me ta. Ata më morën zvarrë…  policia e Edi Ramës. Nuk kam ku të shkoj unë, vetëm me 10 mijë lekë. Ku do të shkoj unë me 10 mijë lekë, kush më jep shtëpi mua. Unë mbledh kanaçe, bidona.

Shteti të më japë shtëpi sa metra katror kam. Unë kam dy dhoma këtu, ata e kanë shkruar një. E kanë shkruar gabimisht.

Unë do të ble armë e do të bëj luftë. Do ta blej një armë e do të bëj luftë me qeverinë. Ose qeveria të më gjejë një shtëpi, ose s’ka. Ku të shkoj unë. Nuk kam ku ta gjej unë shtëpinë tjetër unë se s’kam lekë. Vetëm 12 mijë lekë të vjetër kam pension unë,” tha i moshuari.

Në bazë të një dokumenti që zotëron, zotëria ka nënshkruar një marrëveshje me bashkinë Kamëz për përfitimin e trajtimit, pasi objekti i tyre preket nga ndëritmi i Unazës, por deri tani nuk është bërë asgjë. /OraNews