Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

“DurrësLajm” mëson se për objektin katër katësh, i cili ndodhet në Shkallnur, do të përdoren 2 kilogramë eksploziv që do të vendoset në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij.

Shpërthimi do të kryhet rreth orës 13:00. Objekti ka rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është shpallur i rrezikshëm. Ai shërbente si servis dhe si banesë.