Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e kësaj të shtunë fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth.
Sipas raportimeve, pritet të jenë rreth 35 objekte që do të shemben.
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.





