Sot finalizohet akti i fundit i shkatërrimit të “Prestige Resort”. IKMT ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhet shpërthim i kontrolluar i “Prestige”, ku mësohet se forcat xheniere kanë hapur 730 furnela ku do të montohen 70 kg lëndë shpërthyese.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.

Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15.00.

NJOFTIMI

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15.00.