Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën edhe të mërkurën për pastrimin e Gjirit të Lalzit nga ndërtimet pa leje.

Prishjet nisën mëngjesin e ditës së martë, ndërsa IKMT ka informuar se në këtë zonë do të shemben 30 objekte me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike. Një pjesë e zonës është kthyer në një gërmadhë me ndërtesa të shembura, ndërsa nuk dihet nëse mbetjet inerte do të largohen apo jo nga aty.

Gjiri i Lalzit është një nga zonat më të pëlqyera dhe frekuentuara nga pushuesit gjatë sezonit veror.