Pas aksionit të nisur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit, ku vetë kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga shembja e një godine pa leje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot operacionin në këtë zonë bregdetare të mbrojtur.
IKMT njofton se prishjet e ndërtimeve të paligjshme po kryhen me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e natyrës, e cila prej vitesh është dëmtuar nga abuzimet dhe ndërtimet pa leje.
“Kepi i Rodonit, Durrës\ IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë bregdetare dhe të mbrojtur”, thuhet në njoftimin e institucionit.





