Forca të IKMT-së dhe policisë kanë zbarkuar mëngjesin e së mërkurës në zonën e Shirokës, për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas informacioneve, një aksion ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit, ndërkohë që pritet të shembet një objekt për të cilin pronarët nuk disponojnë dokumentacionin me leje për ndërtim.

Ky është objekti më i madh që shembet nga IKMT, në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur edhe një tjetër në afërsi të Zogajve.

Është raportuar edhe për zonën e Thethit ku janë 10 objekte ku do të ndërhyhet por IKMT ka hasur në reagimin nga banorëve të zonës çka ka bërë që operacioni i policisë të shtyhet.