Pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” mbrëmë që tregoi me zë e figurë veprimet e Hipotekës së Durrësit, që sorollati një qytetar për më shumë se 6 vjet dhe pas ankesës te portali i bashkëqeverisjes, dhe drejtori i tha “le ta zgjidhë hallin Rama”, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër me anë të një statusi në “Facebook”, ku kërkon që këta persona të largohen vetë nga detyra.

“Ikni vete! #Menjehere! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetareve dhe Fiksit”, shkruan Braçe në “Facebook”.

Reagimi vjen pas rastit të denoncuar, teksa drejtori i përgigjet qytetarit që u ankua: “meqë u ankove te Rama, le ta zgjidhë Rama (kryeministri)”. Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se “filloi mallin (drogën)”.

Më tepër rreth rastit, lexo këtu.