Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në një skulpturë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë në Malishevë.

Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja. Punën e tij, skulptori zgjodhi ta promovonte i pari.

Ai ka publikuar disa foto të portretit të artistes së mirënjohur, që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. E punuar në detaje, kjo vepër arti është një nderim i veçantë që i bëhet një figure të tillë të artit shqiptar.

Nexhmije Pagarusha, një ikonë e muzikës shqiptare, njihet për këngët e saj si “Baresha”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Dallëndyshe”, këngë të cilat publiku vazhdon t’i dëgjojë me shumë nostalgji.