Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se rezultatet për dyshimin e helmimit të ujit në Deçan kanë dalë negative.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Adnora Nurboja nga IKSHPK-ja në Pejë.

Nurboja pohoi se edhe analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë në përputhje me standardet.

“Ato që i kemi punuar ne në Pejë, analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë në përputhje me standardet”, ka thënë ajo në Radio 1.

Edhe Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka deklaruar se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.