Kjo javë e muajit shkurt pritet të përfundojë me mot të kthjellët dhe temperatura që ditë pas ditë do jenë në rritje.

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” tha se kemi të bëjmë me temperatura disa gradë mbi ato tipike që duhet të ishin në dimër.

Megjithatë pas datës 20 shkurt, pritet që të rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat të pësojnë sërish ulje.

Parashikohet që 15 ditëshi i parë i muajit mars të karakterizohet nga situata tipike të dimrit.