Tiranë, 12 mars 2014 – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka njoftuar vendimin më të fundit të qeverisë për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila përfshin 55 barna të futura për herë të parë në listë.Beqaj theksoi se në hartimin e kësaj liste është bërë progres i rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të popullsisë. Sipas tij, duke filluar nga 1 prilli, ilaçet do të blihen më lirë në farmaci, sepse do të hiqet TVSH-ja.

“Nga 1 prilli nuk do ketë më taksë TVSH. Barnat do të jetë të përjashtuara nga kjo taksë. Heqja e TVSH 10 % për barnat do të thotë edhe ulje e çmimit të tyre. Me fondet e parashikuara në buxhetin e 2014 do të kemi më shumë barna që rimbursohen, dhe më shumë barna në spitalet tona”,- tha ai.

Ministri Beqaj deklaroi se në listën e ilaçeve të rimbursueshme janë përfshirë barna për trajtim të diabetit, anemisë, sëmundjeve kardiake, mediakamente për sëmundjet tumorale, të neurologjisë, ndërkohë që me interes direkt për publikun është përfshirja për herë të parë e disa grupeve të rëndësishme të barnave për të mbështetur kujdesin e pacientëve, si trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës, parandalimin e trombozave, çrregullimeve hormonale te fëmijëve, apo edhe barna për të sëmurët me varësi ndaj alkoolit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/