Rreziqet e marrjes së ilaçeve statina kundër kolesterolit, tejkalojnë përfitimet për miliona pacientë, sipas një studimi.

Hulumtuesit projektuan një model kompjuterik duke krahasuar gjasat e efekteve anësore me atë të vdekjes të njerëzve që marrin tableta të lira ditore.

Një studim zviceran zbulon se dëmtimet e mundshme të ilaçeve i tejkalojnë përfitimet e pacientëve, teksa rreziku i dikujt ‘dukshëm më i lartë’ sesa pragu aktual.

Udhëzimet në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomandojnë marrjen ilaçin nëse ata kanë një rrezik prej 10% të sëmundjeve të zemrës brenda 10 viteve të ardhshme.

Dhe, megjithëse barnat janë provuar të ulin këtë rrezik, statinat janë të diskutueshme në mesin e mjekëve për shkak të efekteve të tyre anësore.

Hulumtuesit në Universitetin e Cyrihut vlerësuan rrezikun e dëmeve dhe përfitimeve për burrat dhe gratë nëpër grupe të ndryshme sipas moshës.

Mjekët përdorin një mjet të quajtur QRISK për të vlerësuar rrezikun individual të secilit pacient për sëmundje të zemrës – vrasësi kryesor në botë.

Efektet anësore më pak të zakonshme por serioze të njohura për shkak të statineve përfshijnë diabetin, hepatitin, inflamaciono i pankreasit, problemet e kujtesës dhe lodhjen.

Ekspertët kryesorë sot kërkuan kujdes rreth gjetjeve, duke thënë se nuk kishte nevojë për një ndryshim në praktikën klinike.

Profesor Kausik Ray, me seli në Imperial College London, pohoi se studimi ishte ‘i kufizuar në masë të madhe’ për shkak të metodologjisë.