7 qershor 2014 – Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër ilaçet të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta çojë drejt shtimit në peshë. Shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç nuk arrijnë të evitojnë efektet anësore në organizëm. 

Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është simptomë kur janë të përshkruara për drogë, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera. Disa barna shtojnë oreksin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera… Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave. Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale). Prandaj, kini kujdes se çfarë merrni dhe në çfarë doze.

Lista e barnave që shoqërohen me shtim në peshë:

Barnat për alergji– Posaçërisht ato që përmbajnë ‘diphenhidramin’ që shkakton përgjumje momentale.

Antidepresivët– Disa antidepresivë ndikojnë në oreksin tuaj duke jua shtuar atë. Sapo të vini re ndryshimin në oreks, kërkoni që t’jua ndërrojnë medikamentet e dhëna.

Kontraceptivët– Barnat për kontrollimin e lindjeve lehtë çojnë drejt grumbullimit të kilogramëve, sepse kanë tendencë të shkaktojnë fryrje dhe mbajtje të lëngjeve. Zgjidhni tabletat që kanë më pak estrogjen dhe progesteron.

Tabletat për gjumë– Këto tableta mund të jenë shkaktarë kryesorë pse po trasheni. Prandaj mos i blini sipas dëshirës, por vetëm me rekomandim të mjekut.

Barnat për migrenë– Ju nxisin që të hani më shumë. Oleanzipina dhe natrium valproati mund të bëjnë që të shtoni në peshë.

Steroidet – Shumë steroide që janë në dispozicion mund të bëjnë që të ndiheni jashtëzakonisht të uritur. Në fakt, steroidet janë mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar oreksin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/