Krujë, 22 korrik 2014 – Kanceri, është një sëmundje e cila karakterizohet nga rritja e pakontrollueshme e qelizave në trupin e njeriut. Ka shumë lloje kanceri, të ndryshëm nga njëri tjetri. Arsyeja e vendosjes së një emri të njëjtë për të gjithë këto, është veçoria e përbashkët e rritjes së një lloji qelize në mënyrë të pakontrolluar.

Vështirësitë që sjell sëmundja e kancerit dhe kurimi i saj në jetën e personit, dihen nga të gjithë. Por një deklaratë e bërë se fundmi në lidhje me kurimin e kësaj sëmundjeje, ka shokuar të gjithë, raporton Zhurnal.. 

Faradin Xheluli, një biznesmen i njohur nga Novi Sadi i Vojvodinës, thotë se kancerin në lukth e ka shëruar me vajguri, ndërsa këtë gjë e kanë konfirmuar edhe dokumentacionet mjekësore.

Ai ka rrëfyer se në momentet e fundit të jetës së tij, shkoi në  vendlindje në Maqedoni për tu përshëndetur me të gjithë. Aty në fshatin e tij, në komunën e Tetovës, dëgjoi se një grua e cila ka qenë e sëmurë nga kanceri në mitër, është shëruar nga vajguri.

“Gruaja ka pasur metastaza në gjithë trupin, por është shëruar me vajguri që gjendet në Krujë të Shqipërisë! Më thanë se nuk mund të më ndihmojë vajguri i thjeshtë, që mund të blihet në dyqan, por vetëm ai i pastër dhe i rafinuar që mund të gjendet në disa vende evropiane ose në Krujë të Shqipërisë, prej ku ka prejardhjen vajguri më i pastër në botë”, u shpreh Xheluli.

Pas pirjes së vajgurit për 30 ditë, ai konfirmoi se është ndjerë shumë më mirë dhe i është kthyer vullneti për të jetuar.

/zhurnal.mk/