SHBA, 13 qershor 2014 – Studimi është kryer nga Universiteti i Ohajos. Tani për tani flitet që zbulimi i këtij spray çudibërës është në fazë eksperimentale, ndërsa kërkuesit shprehen se ka shumë mundësi që ‘Tefina’ të jetë një produkt farmaceutik i dobishëm edhe për zgjidhjen e çrregullimeve seksuale femërore, por edhe për të rritur numrin e orgazmave nëse përdoret nga hundët. 

“Çrregullimi i orgazmës femërore është çrregullimi i dytë më i madh seksual që prek një grua”, shpjegoi studiuesja Sheryl Kingsberg. 

“Një grua në pesë raporton për vështirësi në arritjen e orgazmës”, tha më tej ekspertja . 

Gjatë ekspertimentit të parë morën pjesë 253 gra të cilat e përdorën spray për 84 ditë. Ato treguan se gjatë kësaj periudhe patën më shumë orgazma.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/