E ftuar në studion e moderatores Rudina Magjistari ka qenë sot Ilda Bejleri.
Moderatorja sportive teksa ka folur për projektet më të reja që ka në plan të sjellë në ekran ajo nuk i shpëtoi dhe pyetjes për sa i përket jetës së saj private.
E shumëpërfolur për lidhjen me deputetin e ri demokrat Klevis Balliu, Ilda ka nguruar të tregojë detaje duke u shprehur se ende nuk ka diçka konkrete për jetën e së saj dashurore.
"Mbetet për t'u zbuluar. Kam kohë që përflitem, por mendoj se nuk është momenti për të folur për jetën time private, pasi nuk kam asnjë gjë konkrete. Sigurisht që Klevisin e njoh e kam mik, është një shok shumë i mirë dhe njeri me shumë vlera. Nuk është momenti për të folur për këtë",– është shprehur moderatorja duke lënë sërish në pikëpyetje atë që e lidh me deputetin e ri demokrat.





