Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Moderatoja sexy e SuperSport është përfolur shpesh për lidhjet e saj me futbollistët e Kombëtares, por ajo nuk e ka pranuar asnjëherë se ka pasur lidhje me ndonjë nga djemtë kuqezi.

E ftuar në emisionin "Një kat më lart", Ilda Bejleri ka thënë:

"Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist, por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist. Porta ime është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë…", duke nënkuptuar se në zemrën e saj nuk mund te hyjë kushdo.