Gazetarja sportive Ilda Bejleri, është fotografuar disa ditë më parë me deputetin e PD-së, Klevis Balliu duke dalë nga ambjentet e një prej restoranteve në Tiranë.
Kaq mjaftoi, që në mediat rozë të përflitej për një lidhje të mundshme midis gazetares sexy dhe deputetit Balliu.
E ftuar në emisionin “Pop Culture” Ilda ka vendosur të sqaroje gjithçka. Sipas bukuroshes së sportit, ajo dhe Klevisi janë shumë miq.
“Unë Klevisin e kam mik. Besoj që mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo duke qeshur kur i treguan fotot që ishin postuar në portale.