Moderatorja Ilda Bejleri e ftuar sot në “Wake up” foli për shkaqet e largimit nga Digitalb pas 11 vitesh karrierë. Ajo tha se është larguar pas 11 vitesh sepse i pëlqen që të eksperimentojë dhe të bëjë gjëra të bukur. Moderatorja u shpreh se tek Digitalb, nuk po e gjente shumë veten.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si  pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Edhe në Digitalb kam bërë gjëra shumë të bukura dhe kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha moderatorja.

Ilda Bejelri foli edhe për marrëdhëniet me komentatorin Dritan Shakohoxha, duke e këshilluar me ironi këtë të fundit që të gjejë veten.

“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadieres, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.

Kujtojmë se një muaj më parë Shakohoxha tha se e ka marrë ai në punë Ilda Bejlerin dhe se kishte vendosur së bashku me stafin që ajo të shihte opsion në një kanal tjetër.  “E përjetoi me shumë emocion largimin nga ‘DigitAlb’, por ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”,  kishte thënë më herët Shakohoxha.