Eridjan Salianji i PS-së tërhiqet nga gara për kreun e ri të ILDKPI-së.

Komisioni i Ligjeve dëgjoi sot 5 kandidaturat e ngelura në procesin përzgjedhës.

Në përfundim “Ligjet” rrëzuan Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron.

Në garë për kreun e ILDKPKI mbeten vetëm Evgjeni Bashari dhe Helena Papa.

Burimet bëjnë me dije se kandidatura më e mbështetur për mandatin 7-vjeçar është Bashari.

Kreu i ri i ILDKPK-së do të zgjidhet në seancën parlamentare të së mërkurës.

Aktualisht kryetar i ILDKPKI është Shkëlqim Ganaj.