Dy shqiptarë të moshës 30-vjeçare ranë në prangat e rojës bregdetare të ishullit të Mykonos për trafik droge.
Kapja e tyre u bë më 17 shtator pas informacioneve që kishte policia për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos.
Policia ushtroi kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos.
Me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.
Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 eurosh.
Të dy shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Greqi.





