Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh ish kreu i SASPAC, Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Beqaj kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke i lënë një masë më të butë dënimi.

Sipas avokatëve të Ilir Beqajt, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese kaq të rëndë.

Në kërkesën tyre avokatët e Ilir Beqes pretendojnë se nuk ka rrezik që ish ministri i Shëndetësisë dhe ish kreu i SASPAC, që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.