DURRES, 10 qershor 2013 – Disa pjesëtarë të ekipit durrsak të Rilindjes Ilir Beqaj, Shkëlqim Troplini, Ardian Kokomani dhe disa specialistë të bujqësisë kanë qenë në zonën e Xhafzotaj e pikërisht në ujëmbledhësin e kësaj zone që është jashtë funksionit.
Ilir Beqaj deklaroi se i gjithë sistemi i vaditjes dhe kullimit është shkatërruar në të gjithë qarkun e Durrësit dhe një shembull ëshët edhe ky ujëmbledhës i lënë në harresë e që nuk funksionon.
Sipas zëdhënësit të selisë rozë, Beqja deklaroi se aktualisht është shkatërruar totalisht sistemi i vaditjes dhe kullimit dhe se kjo qeveri e ka shkatërruar totalisht bujqësinë dhe me ardhjen e PS në pushtet edhe fshati do të rilindë:
"Nuk mund të ketë fshat të zhvilluar, nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë me një sistem të rrënuar të vaditjes dhe kullimit. Në rrethin e Durrësit duhej të vaditeshin 18 mijë hektarë tokë dhe duhet të kulloheshin 60 mije ha, ndërkohë që gjithcka është e braktisur. Zyrtarisht pranohet se vetem 30% është nën ujë, por fatkeqësisht fermeret vuajnë për një pikë ujë. Në verë kur uji duhet, nuk ka, kurse në dimer ai i përmbyt tokat përreth. Gjithë rrjeti i vaditjes dhe kullimit është shkatërruar dhe nuk funksionon dhe kjo është arsyeja që ndodhin përmbytjet. Me ardhjen e PS në pushtet ky ujembledhes do vihet në funksion duke reahabilituar gjithe sistemin e vaditjes në Xhafzotaj, Shijak dhe Rrashbull. Me ardhjen e PS në pushtet do rimëkëmbet sistemi i vaditjes dhe kullimit dhe besojmë se kjo do të shtoje interesin e popullsisë për të investuar në bujqësi dhe blegtori. Ne do të investojme në fshat 5 herë më shumë se investimet aktuale gjatë katër viteve të ardhshme."
Bashkim Shahini specialist i bujqësisë deklaroi se i gjithë sistemi i vaditjes është jashtë funksionit dhe rezervuari është në mëshirë të fatit e nuk i shërben fernerëve të zonës:
"Jemi këtu në ujëmbledhësin e Xhafzotaj, i ndërtuar në vitet '80 me kapacitet 13 milion m3 ujë, baza e furnizimit të tij ka qenë kanali i Ndroqit me gjatësi 23 km dhe tani ai është jashtë funksionit, 6 milion metër kub ujë sigurohej nga rrjedhja e lirë dhe 7 milion duke vënë në funksion sistemin e motopompave. Është rehabilituar në vitet 97-99 dhe tashmë gjendet i shktatërruar. Nga ky ujëmbledhës ishte planifikuar vaditja e një siperfaqe të madhe toke. Edhe sistemi i vaditjes është totalisht i shkatërruar."
Në këtë ujëmbledhës rrezik të madh paraqet edhe diga e cila në disa vende ka dhënë shenjat e para të shkatërrimit.





