29 tetor 2015 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, deklaroi në emisionin “Opinion”, se në Shqipëri urgjenca kardiake nuk funksionon gjatë fundjavave. Ai pohoi se synohet që javën e ardhshme të vihet në funksion edhe ky shërbim, teksa shton se deri në pranverë synohet të përmirësohet i gjithë shërbimi i urgjencës.
Sipas tij janë një sërë shërbimesh që nuk ofrohen natën, por edhe ditëve të pushimit si e shtuna dhe e diela. Gazetari Blendi Fevziu e pyeti: “Nëse të zë zemra të dielën, vdes?”
“Po. Fatkeqësisht kjo është gjendja për të paktën edhe një javë”, ishte përgjigjja e ministrit. /Lapsi
/portali DurresLajm/





