Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kujtojmë që Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit.
SPAK ka dyshime për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.
Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit, të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën, ndërkohë që, sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin.