11 mars 2015 – Të dielën duke gdhirë e hëna më 9 mars 2015 në superstradë afër Gjenovës ndodhi një aksident i rëndë automobilistik. Ilir Braca, 40 vjeç emigrant shqiptar me dokumente të rregullta në Itali humbi jetën në këtë aksident. Iliri po udhëtonte me një motorçikletë Yamaha model T-Max 550, kur humbi kontrollin e motorçikletës dhe u përplas me fashën metalike mbrojtëse anës rrugës.

Nga hetimet e policisë rezultoi se motori nuk kishte siguracion dhe prej vitesh nuk kishte kryer kontrollin vjetor teknik. I ndjeri nuk ishte pronar i mjetit, por ia kishte marrë hua një të njohurit të vet italian.

Prokuroria mbylli hetimet duke e konsideruar vdekjen e të ndjerit si rast fatkeq. 

/Gj.Th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/